Trajneri i Romës, Luciano Spalletti ka thënë se Napoli janë ekipi më i mirë në Ligë, sa i përket stilit të lojës.
Giallorossët udhëtojnë për në San Paolo nesër për të luajtur derbin e javës në Serie A ndaj skuadrës së Maurizio Sarri, me ndeshjen tashmë të faturuar si vendimtare në përcaktimin se kush do të sfidojë Juventusin për titullin kampion.
“Napoli janë ekipi më i mirë në Ligë, sa i përket stilit të lojës”, iu ka thënë Spalletti gazetarëve në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes, transmeton Telegrafi


