OJQ POLIS organizoi punëtori për hartimin e Planit të Punës së Kuvendit të Komunës së Lipjanit për vitin 2017

PUBLIKUAR

Sot u mbajt punëtoria për hartimin e Planit të Punës së Kuvendit të Komunës së Lipjanit për vitin 2017 me përfshirje nga shoqëria civile. Kjo punëtori është organizuar në vazhdën e aktiviteteve të planifikuara të POLIS me qëllim të forcimit të partneritetit të autoritet lokale me shoqërinë civile.

Hapja dhe falënderimi i të ftuarve u bë nga Drejtori Ekzekutiv i organizatës Fitim Sadiku.

Në cilësinë si penalistë për të diskutuar në këtë punëtori ishte znj. Vlora Nimani- Ajnuni kryesuese e Kuvendit të Komunës së Lipjanit duke komentuar propozimet e paraqitura nga POLIS.

Pjesë e diskutimit ishte Drejtori për Sherbime Publike Hest Sahiti dhe Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport Basri Hashani.
Po ashtu pjesëmarrës në debat ishin edhe Anëtaret e Kuvendit, duke dhënë kontributin e tyre në lidhje me propozimet si dhe duke dhënë komente shtesë.

Përmes diskutimeve dhe alternativave të ofruara dhe qasjes konstruktive të bashkëpunimit është synuar që të e avancojmë përfshirjen e qytetarëve dhe shoqërisë civile në hartimin e politikave, legjislacionit dhe planeve të ndryshme komunale.

Hartimi i Planit të Punës së Kuvendit për vitin 2017 në bashkëpunim me shoqërinë civile lokale është një avancim në zhvillimin e demokracisë lokale dhe avancim i rolit të legjislativit në vendimmarrjen lokale.

Njohja dhe pranimi i kontributit të shoqërisë civile nga të pranishmit në punëtori për draftimin dhe zbatimin e politikave të caktuara lokale, është një mirënjohje ndaj parimeve të qeverisjes së mirë lokale dhe vlerësim i rolit hisedarë të qytetarëve në qeverisjen lokale në Komunën e Lipjanit.

Ky program është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)

SHIKO MË SHUMË

Buja: Vendi ka mbetur pa liderët që do të arrinin marrëveshje politike

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka thënë se procesi në Hagë po rezulton i...

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...