Klopp hyn në histori të Ligës Premier (Foto)

PUBLIKUAR

Jurgen Klopp ka hyrë në histori të kampionatit anglez, Liga Premier.

Trajneri gjerman i Liverpoolit po tregohet strateg i madh që nga ardhja e tij në Angli.

Këtë e tregon më së miri ky sezon, ku Liverpooli po shihet pretendent serioz për pozitat e parë, por edhe në luftën për titull.

Pas fitoreve dhe formës së mirë në muajin shtator, Klopp është vlerësuar me çmimin ‘Menaxheri i Muajit’ në Ligën Premier, pasi nga tre ndeshje këtë muaj, ka tre fitore – ndaj Liecester City, Chelsea, Hull City.

Jurgen Klopp duke mbajtur në duar çmimin ‘Menaxheri i muajit’

Megjithatë, kjo nuk është e tëra, pasi ish-trajneri i Dortmundit është trajneri i parë gjerman që fiton këtë çmim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...