Së paku 20 njerëz shumica e të cilëve ishin rebelë nga Siria, është raportuar se janë vrarë në një veturë nga një shpërthim bombe në pikën kufitare të kontrolluar nga ushtria siriane, në kufi me Turqinë
Dëshmitarët kanë thënë se shpërthimi ka ndodhur disa kilometra nga “Bab al Salam”, pikë kufitare e kontrolluar nga grupet rebele Jabhat al Shamiya, pjesë e FSA’së, e cila përkrahet nga fushata kundër Shtetit Islamik e Ankaras dhe e cila operon në veri të Sirisë, shkruan RT
Duke u bazuar në mediat turke, shpërthimi ka vrarë 30 njerëz dhe ka lënë disa të lënduar. Sipas tyre, sulmi është kryer nga terroristët e Shtetit Islamik. Së paku gjashtë të lënduar raportohet të jenë pranuar në spitalin afër qytetit turk të Kilisit, transmeton Gazeta Express.


