Shtime: Aksion i përbashkët për pastrimin e fshatit Godanc i Epërm

PUBLIKUAR

Me moton “ Të gjithë për një ambient të pastërt”, dje, më 10.10.2016, është realizuar aksioni për pastrimin e tërësishëm të fshatit nga mbeturinat dhe deponitë e krijuara në lokacionet, në rrugën “ Shtegu i UÇK-së “ dhe lokacionin e njohur me emrin “ Agraxha “, në fshatit Godanc i Epërm.

Drejtoria për Shërbime Publike aksionin e ka organizuar në bashkëpunim me qytetarët e fshatit dhe me Ndërmarrjen Publike Rajonale ( NPR )” Pastërtia”-Njësia në Shtime.

Sipas drejtoreshës së Drejtorisë për Shërbime Publike ( DSHP ), znj Ardiana Rama Gashi, aksionit i është përgjigjur një numër i madh i qytetarëve të fshatit Godanc i Epërm, çka do të thotë se ka filluar vetëdijësimi i qytetarëve për përkujdesje të ambientit që i rrethon.

Aksioni ka zgjatur tërë ditën dhe përveç qytetarëve kontribut të madh ka dhënë NPR “ Pastërtia “, me pajisje dhe punëtorë, e cila edhe ka bërë bartjen e mbeturinave të grumbulluara.

Drejtoresha , znj. Ardiana Rama Gashi, pas  pastrimit të fshatit, ka apeluar te qytetarët që të përkujdesen tani e tutje për ambientin ku jetojnë duke bashkëpunuar me NPR “ Pastërtia “, për kontraktimin e shërbimeve të pastrimit nga të gjithë qytetarët e fshatit.

Ajo përcolli edhe mesazhin se tani e tutje, qytetarët e pandërgjegjshëm, që ndotin ambientin dhe që krijojnë deponi në vendbanime dhe jasht tyre, do të ndëshkohen nga ana e inspektorëve komunalë.

 

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...