Memphis Depey nuk është i kënaqur me qëndrimin në stol dhe gjatë janarit mund të largohet nga Manchester United, me Wolfsburg opsionin real për t’iu bashkuar.
Anësori i Manchester United, Memphis Depay është i frustruar shumë nga gjenda e tij aktuale në Old Trafford dhe dëshiron largimin.
Sipas gazetës gjermane Bild, holandezi mund t’i bashkohet gjatë afatit kalimtar të janarit skuadrës nga Bundesliga, Wolfsburg.


