Vuçiq lavdëron Ramën: Mysafir i nderuar në Serbi

PUBLIKUAR

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Serbia dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Shqipërinë dhe se kryeministri Edi Rama “është një mysafir i nderuar në Serbi”. Ai ka thënë për televizionin publik “RTS” se Shqipëria është një potencial ekonomik dhe se Serbia i ka kthyer përgjigjen e duhur Ramës lidhur me njohjen e Kosovës dhe Trepçën.

 

Vuçiç i ka bërë këto komente pasi Partia Demokratike e Serbisë, një parti e krahut të djathtë, ka kërkuar dëbimin e Ramës nga Serbia pas deklaratave të tij se Serbia do t’i bënte mirë edhe vetes nëse do ta pranonte pavarësinë e Kosovës.

DSS ka reaguar duke thënë se Ramës duhet t’i tregohet rruga jashtë Serbisë dhe të mos pranohet më./politiko/

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...