S’ka hetim për listat e veteranëve

PUBLIKUAR

Nuk ka filluar asnjë hetim për akuzat e drejtuara ndaj listave të veteranëve. Edhe pse një akuzë e tillë u drejtua nga kryeministri Isa Mustafa, Qeveria nuk ka kërkuar hetim të listave. Ndonëse, nga veteranët, po ashtu u kërkua një auditim i këtyre listave, Këshilli për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së nuk ka marrë përgjigje nga Qeveria e vendit. Edhe Prokuroria e shtetit ka vendosur të heshtë rreth listave.

 

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka thënë se ky Këshill nuk ka ndonjë informacion se kur do të nisë hetimi i listave të veteranëve. “Ende nuk kemi marrë përgjigje nga Qeveria, lidhur me kërkesat tona të adresuara përmes një proteste të mbajtur dy javë më parë”, ka thënë Qeriqi.

Ai ka thënë se nuk kanë pasur asnjë kontakt me Qeverinë dhe, sipas tij as ndonjë përgjigje qoftë negative, ose pozitive. Qeriqi ka theksuar se do t’i drejtojnë kërkesat e tyre dhe me shkrim në adresë të institucioneve. Ndërsa, ka thënë se hetimet për listat e veteranëve do duhej të kërkoheshin nga vetë kryeministri Isa Mustafa. Por, ai thotë se realiteti që po mbizotëron në Kosovë, madje as Prokuroria nuk po nis hetim. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...