Rasti i Thaqit shtyn Policinë e Kosovës të marrë masa

PUBLIKUAR

Arrestimi i komandantit të Policisë Rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaqi, javë më parë nga autoritetet serbe ka nxitur drejtuesit e Policisë së Kosovës që të marrin masa për t’ua ndaluar pjesëtarëve të vet lëvizjen nëpër territorin e shtetit fqinj.

 

Udhëtimet në Serbi, sipas Policisë së Kosovës, rezultojnë të jenë jo të sigurta dhe me pasoja të paparashikueshme për pjesëtarët policorë. Derisa ekspertët e sigurisë e vlerësojnë këtë vendim si të domosdoshëm për ta ruajtur dinjitetin e Policisë, opozita mendon se ky sugjerim ka ardhur pas dështimit të proceseve negociuese.

Daut Haradinaj, anëtar i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, thotë se duhet pasur kujdes, siç thotë ai, në terrenet jomiqësore. “Nuk është rasti i parë që na arrestohet polici. Nuk do të thosha që duhet t’i ndalojmë, por duhet të kenë një konsideratë, sepse nuk është rasti i parë, kemi edhe raste të tjera që kanë arrestuar policë. Institucionet e sigurisë duhet ta kenë parasysh që në terrenet jomiqësore të kenë kujdes”, ka deklaruar Haradinaj.

Ndërsa zëdhënësi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Frashër Krasniqi, vlerëson veprimet e Policisë si dështim të negociatave me Serbinë. “Ne nuk mund të presim zemërgjerësi e mëshirë nga një shtet që e udhëheqin çetnikët, fashistët e shovinistët. S’mund të presim që Serbia ta marrë seriozisht një qeveri joserioze, siç është kjo jona. Serbinë e ndryshon kushtëzimi i saj. Këtë nuk e bën një qeveri servile e kaq shumë e nënshtruar si kjo, apo edhe si të mëhershmet”, ka thënë ai./Zeri/

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...