Një person ka thënë se shpenzon deri në 1 mijë euro në vit, vetëm që një femër t’i shkruajë atij në Snapchat rregullisht dhe të bëhet e “dashura virtuale” e tij. Ai insiston se ndjehet se ka një lidhje të afërt me vajzën që kurrë nuk e ka njohur nga afër.
Ben, një punëtor 28-vjeçar i softuerit, paguan 1 mijë euro për çdo muaj, në mënyrë që e “dashura virtuale” e tij t’i dërgojë atij foto, mesazhe dhe e-maile.
Ai është një nga njerëzit që paguajnë për rritjen e vëmendjes në Snapchat, dhe rritjen e yjeve të këtij rrjeti social.
“Në mëngjes mund të marrë një mesazh ‘mirëmëngjesi zemër’, ndërsa më vonë ajo më shkruan dhe më tregon rreth ditës që ka kaluar”, thotë Beni për gazetën britanike The Independent.
Ai thotë se esenca e kësaj të dashure të rreme, nuk është të pranoi foto të “nxehta”.
“Nuk është asnjëherë për gjëra të ‘nxehta’.. për shumicën e kohës është një gjë që e bëjnë të gjitha çiftet”, thotë ai.
Beni, i cili nuk dëshiron të identifikohet, thotë se ka një marrëveshje me të dashurën e tij virtuale, të cilën e paguan, që të bëjnë biseda në kohë të caktuara të ditës.
Biznesi i “të dashurave virtuale” ka bërë bujë në vitin 2014, kur ishin hapur dy faqe interneti në të cilat ofroheshin vajzat të cilat e bëjnë këtë “punë” më pagesë. /Insajderi.com


