Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka thënë se nuk është hera e parë që ndodh një kërcënim i tillë nga arsimtari në fjalë, me armë zjarri në zyret e Kuvendit të kësaj komune. ‘
Këto deklarime Ahmeti i dha në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, derisa shtoi se e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të një kontrate trevjeçare, e cila i është dhënë personit (sulmuesit me armë), në kohën e fushatave zgjedhore.
Sipas Kryetarit të Komunës, Imri Ahmeti, për kërcënimet me armë zjarri, siç është rasti i fundit ndaj Drejtorit të Arsimit të Lipjanit, Rasim Hasanit, fajtor dhe përgjegjësi duhet të mbajnë organet e rendit, pasi sipas tyre kanë lënë të lirë personin në fjalë.
‘’Është një problem që ka nis bukur moti.’’
‘’Aty ka qenë çështje e posedimit të një kontrate të caktuar trevjeçare, në kohë fushate. Në shkollë ka pak nxënës në raport me ligjin’’
‘’Janë kërcime të vazhdueshme që kanë ndodhë, e kanë marr policia në pyetje por është çudi se si organet nuk merren me atë rast, derisa në momentin që i hyn drejtorit në zyre.’’
‘’Ka hy me armë në dorë, ka kërkuar nga Drejtori Hasani të mos lëviz. Është një histori bukur e gjatë.’’
‘’Duhet të merren organet me këtë rast, çfarë kontrate ka pas ai apo çka ka pas të kryme ai që ka marr këtë kontratë.’’
‘’E njoh, disa herë e kam larguar nga objekti. Secili korridor dhe kat i kësaj ndërtese ka hyrje, dalj emergjente. Por dyert e komunës janë të hapura për qytetarët por jo për dhunë.’’
‘’Mund të bijmë viktimë e dhunës nëse vazhdohet tutje kështu.’’
‘’Ai ka pas një kontratë me afat të caktuar. Këtu është pyetja për organet e drejtësisë. Nuk është rasti i parë që edhe të tjerët në administratë nga i njëjti person është sulmuar dikush.’’
‘’Nuk e di për çfarë autoriteti po mendon. Ky nuk është rast i panjohur, me dhunë edhe atëherë e ka fituar kontratën. Në këtë mënyrë ai nuk do të ketë vendin e punës.’’
‘’Çuditem si organet e drejtësisë presin një rast të pësoi dikush e pastaj të marrin masa”, ka përfunduar Ahmeti, njofton Klan Kosova.


