Mutu, menaxher i Dinamo Bukureshtit

PUBLIKUAR

Ish sulmuesi i Chelseat, Adrian Mutu, ditë më parë i dha fund karrierës si futbollistë, ndërsa tani është emëruar si menaxher gjeneral te klubi i madh rumun Dinamo Bukureshtit.

Mutu, që ka luajtur edhe me Parman, Juventusin dhe Fiorentinën, ka luajtur edhe për Dinamon në një sezon ku shkëlqeu me 22 gola në 33 ndeshje.

Ai dje deklaroi pensionimin në mënyrë befasuese, për të marr rolin e menaxherit.

“Jam i lumtur që sot prezantoj para jush Adrian Mutun që me eksperiencën e tij ndërkombëtare do ta ndihmojë klubin në performanca më të mira në Evropë”, ka thënë presidenti i Dinamo Bukureshtit, Ionut Negoita.

Mutu ka shënuar 199 gola në 522 paraqitje. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...