Sërish gjenden eshtra në oborrin e shtëpisë së Ali Ahmetit (Foto)

PUBLIKUAR

Dje kanë vazhduar kërkimet në fshatin Zajaz të Kërçovës dhe janë gjetur eshtra të tjera dhe për fat të keq është konstatuar nga mjekësia ligjore që viktimat e varrezës masive janë djegur.

 

Prokuroria Themelore Publike ka hapur rast hetimor, ndërsa këtë gjë zyrtarisht e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ndërkohë, para disa ditësh, në këtë fshat në oborrin e shtëpisë së kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është zbuluar një, siç cilësohet, varrezë masive me mbetje mortore.

Zhvarrosja e tyre ka filluar, deri sa janë nxjerrë disa prej eshtrave të gjetura të cilat do të dërgohen për ekspertizë të mëtejshme në institutin e mjekësisë ligjore.

Musli Musliu, ish kryetar i Komunës së Zajazit, ka thënë se “dyshimet e para tregojnë se bëhet fjalë për kafkat dhe pjesët mortore të 14 deri në 60 viktima të Zajazit dhe rrethinës së saj, të cilat në bazë të ekspertizave paraprake, pas vrasjes janë djegur”.

Të afërmit e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, thonë se “dyshimet për ekzistimin e një varri masiv kanë ekzistuar që moti, por nuk e kanë ditur vendndodhjen e tyre të saktë”, njofton REL.

Një varrezë masive kohë më parë u zbulua gjithashtu afër Kërçovës, në një shpellë afër vendit të quajtur Dardhë. Një ekip ekspertësh zbuloi më shumë kafka dhe mbetje mortore.

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...