Imamët e arrestuar të mërkurën në nivel vendi për veprime kundër rendit kushtetues të Kosovës, do të qëndrojnë të paktën edhe 48 orë në ndalim policor, derisa gjykata të nxjerrë një vendim për fatin e tyre.
Gjykata Themelore, Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë, ndonëse i mori në pyetje me orë të tëra imamët e arrestuar të mërkurën në mëngjes, nuk arriti të nxjerrë vendim për lirimin ose vazhdimin e masën e së paraburgimit.
Imamët të cilët akuzohen për veprime kundër rendit kushtetues të Kosovës, do të qëndrojnë të paktën edhe 48 orë në ndalim policor, derisa gjykata të nxjerrë një vendim për fatin e tyre.
Avokati i imamit, Enis Rama, Mahmut Halimi, tha se nuk ka asnjë fakt që klientit të tij t’i caktohet masa e paraburgimit dhe shpreson që gjyqtari nuk do ta aprovojë kërkesën e prokurorit. /Tribuna/



