Shukri Buja u ikë policisë maqedonase nga arrestimi

PUBLIKUAR

Ish komandanti i UÇK-së, njëherësh deputeti i PDK-së, Shukri Buja iu ka ikur autoriteteve maqedonase nga arrestimi, shkruan ORAinfo.

Ai ka thënë se javën e kaluar policia e Maqedonisë ka tentuar ta arrestoj atë mbi bazën e rrejshme të dyshimeve për luftën e UÇK-së.

“Policia e Maqedonisë ma kërkuan pasaportën dhe deshën të më arrestojnë. Ja u lash peshqesh pasaportën edhe ika. Me arrestuar kish ndodh luftë me ushtarët e mi që janë pjesë e policisë në Maqedoni, edhe po ashtu isha mbet në burg”, ka thënë Buja, në seancën e Kuvendit të Kosovës, përcjell ORAinfo.

Buja ka pranuar se drejtoi i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Nehat Thaqti i cili është arrestuar në Serbi, ka qenë ushtar i tij. /ORAinfo/

SHIKO MË SHUMË

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...

Buja: Vendi ka mbetur pa liderët që do të arrinin marrëveshje politike

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka thënë se procesi në Hagë po rezulton i...

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...