Drejtori i Arsimit në Lipjan, Rasim Hasani sot ka pasur një tentim rrahje në zyrën e tij.
Ai këtë vet e ka pohuar për LipjaniNews, ku ka thënë se ka pasur tenim për ta rrahur nga një person.
“Ka pasur një tentim, megjithatë kam arritur të shmang konfliktin fizik”, tha Hasani për LipjaniNews.com
Flora Ahmeti prej Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se një person është shoqëruar në Polici, ndërsa për detaje të tjera nuk mund të flasim njëherë.
“Është shoqëruar një person në Polici ndërsa detaje më shumë nuk kemi”, tha Ahmeti.
Bëhet e ditur se kjo ka ndodhë rreth orës 15:00./LipjaniNews.com/


