Sulmuesi i Barcëlonës, Neymar, pësoi një lëndim jo të lehtë me Brazilin ndaj Bolivisë.
Por, tashmë braziliani i është kthyer gjendjes normale dhe ka filluar stërvitjen e rregullt te Barcelona.
Lëndimi i Neymar pas goditjes nga lojtari i Bolivisë
Brazili fitoi në atë takim me rezultat 5-0, ku një herë shënoi edhe Neymar.
Ky gol e bëri anësorin lojtarin e katër me më së shumti gola në histori të Kombëtares së Brazilit. /Telegrafi/
Neymar e filloi stërvitjen i buzëqeshur, por me një fashë të vogël te syri.





