Këto janë skuadrat që kanë shënuar më shumë gola nga kundërsulmet në Ligën Premier

PUBLIKUAR

Manchester City është skuadra që ka shënuar më shumë gola nga kundërsulmet në Ligën Premier që nga sezoni 2011/12.

‘Qytetarët’ janë skuadra më e suksesshme në kampionatin anglez sa i përket kundërsulmeve, pasi kanë shënuar plot 35 gola.

Në vend të dytë renditen skuadra e Arsene Wenger, Arsenali, që ka plot 10 gola më pak se City, duke shënuar nga kundërsulmet 25 herë.

Lista përmbyllet me skuadrën e Tottenham Hotspur në vendin e tretë dhe Liverpool në vendin e katërt.

‘Spurs’ kanë shënuar 20 herë nga kundërsulmet, për dallim nga ‘Reds’ që kanë shënuar vetëm në 16 raste. /Telegrafi/

Gola nga kundërsulmet në Ligën Premier që nga sezoni 2011/12:

Manchester City     – 35 gola nga kundërsulmet

Arsenal                      – 25 gola nga kundërsulmet

Tottenham               – 20 gola nga kundërsulmet

Liverpool                  – 16 gola nga kundërsulmet  

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...