Është e ëma e djalit të të dashurit të motrës së burrit të saj!
Dhe Blac Chyna si anëtare e re e familjes Kardashian nuk brengoset aspak për lidhjet e mësipërme të incestit.
Biles ajo dhe Kylie Jenner kanë dalë publikisht në përkrahje të njëra tjetrës edhe pse dikur njiheshin si rivale të përbetuara, transmeton ORAinfo.
Tani 28 vjeçja është vetëm 4 javë larg nga lindja e vajzës me Robert Kardashian por kjo nuk po e ndalon që sërish t’i vë në aksion aftësitë prej një striptizereje profesionale.
Edhe pse ai është një ish-profesion për yllin televiziv, Chyna e ka bërë të ditur se e kaluara nuk e shqetëson aspak.
Episodi i ri i emisionit të saj personal ‘Rob&Chyna’ e gjen atë duke dridhur të pasmet e rrethuar nga mikeshat e saj. /ORAinfo/




