Policia në Ferizaj arreston në flagrancë vjedhësit

PUBLIKUAR

49Policia-kontrolli1

Policia e Kosovës e rajonit të Ferizajt, ka prangosur dy persona nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në një rast të klasifikuar si vjedhje. Sipas policisë, të dyshuarit janë kapur në afërsi të fabrikës “New Lepenc”.

Zëdhënësi rajonal i policisë, Agim Gashi, ka thënë se njësitet policore në Kaçanik kanë arritur që t’i kapin në flagrancë dy të dyshuarit dhe t’i konfiskojnë sendet e vjedhura.

Të dyshuarit, nga një kamion kishin vjedhur dy bateri 135 amperësh ,tre kanistera me 50 litra naftë dhe dy anësore të kamionit. Gjërat e vjedhura janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari H.B. 26vjeç me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. I dyshuari i dytë që është i moshës së mitur, pas intervistimit është liruar dhe lënda e tij është dërguar në procedurë të rregullt, ka thënë Gashi.

SHIKO MË SHUMË

Ikën stuhia, rikthehet dielli: Parashikimi i motit për ditën e martë

Gjatë ditës së martë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara,...

E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë / Reagon Abdixhiku: më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të...

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...