Kaltrinë Demiri zgjedhet Kryetare e Forumit të Gruas së AKR-së në Lipjan (FOTO)

PUBLIKUAR

Mbi 500 delegate të AKR-së në Lipjan zgjodhën Kaltrinë Demirin Kryetare e Forumit të Gruas në Lipjan. Punimet e Kuvendit i hapi koordinatori i degës së Aleancës Kosova e Re në Lipjan, Sabit Pacolli. Kuvendi më pas zgjodhi edhe strukturat udhëheqëse të Forumit të Degës, si dhe Kryesinë e përbërë prej 15 anëtaresh.

Kryetare: Kaltrinë Demiri,

Nënkryetare: Fitore Misini,

Nënkryetare: Bleona Konjufca,

Sekretare: Jehona Hyseni

Sabit Pacolli tha se gruaja shqiptare ndër shekuj nuk u zmbraps kurrë dhe përballoi të gjitha vështirësitë e stuhitë e jetës krahas burrit në edukimin e fëmijëve.

“Lufta e fundit në Kosovë është dëshmia më e freskët e karakterit dhe fuqisë së gruas shqiptare. Por gruaja në Kosovë edhe sot e kësaj dite është një gjigande e vërtetë në çdo sferë të jetës. Që nga shtëpia dhe fëmijët për të cilët vazhdon të kujdeset me dashuri të madhe e deri te puna e përditshme në profesionin e saj të politikanes, mjekes, arkitektes, profesoreshës, edukatores apo të çdo lloj profesioni tjetër, ajo çdo gjë e bën me përkushtim dhe përgjegjësi të plotë”, tha Pacolli.img_2917

Sipas Pacollit AKR-ja ka besim të plotë në gratë që kanë vendosur të bëhen pjesë e strukturave të saj. AKR-ja ka besim të plotë në gratë që kanë vendosur të bëhen zëri i saj në politikë, ekonomi dhe zhvillim social të shtetit tonë të ri demokratik. Të nderuara zonja, gra, nëna, motra! – Ndryshimi po ndodhë dhe ndryshimi jeni JU! Na priftë e mbara në realizimin e synimeve tona të përbashkëta për Kosovën, shoti ai.

Ndërsa Kryetarja e sa po zgjedhur, Kaltrina Demiri tha se gruaja e Kosovës, Forumi i saj, ka marr përgjegjësi e barrë për realizimin e këtij programi, me momentin kur ka vendosur që z Behgjet Pacolli tu pri  këtyre proceseve  të mëdha shoqërore.

img_2913“Nga ky Kuvend i F G të AKR në Lipjan, në qendër të Kosovës, i bëjmë me dije koalicioni  imagjinar, këtij koalicioni jo parimor,  kësaj shtrese të lig të njerëzve, këtyre majtistëve ekstrem, të cilët,  populli  kurrë nuk i dashi dhe kurrë nuk ua pa hairin,  se gratë e komunës së Lipjanit  dhe të gjithë Kosovës,  kanë vendosur unanimisht  që në zgjedhjet e ardhshme  të votojnë  AKR-në, partinë e fjalës, të besës,  të premtimit, partinë e tyre,   dhe  Presidentin e  AKR-së  do ta zgjedhin  kryeministër të R Kosovës, në zgjedhje të ardhshme, kurdo që mbahen ato për pushtetin qendror”, tha Demiri.

Sipas Demirit forumi i Gruas Dega në Lipjan, që sot ka marrë për sipër se, në zgjedhjet e ardhshme lokale, kurdo që mbahen ato, do t’i fitoi zgjedhjet; edhe për kryetar komune edhe për asamble komunale. Ndërsa për zgjedhje nacionale Komuna e Lipjanit  bindshëm do të përfaqësohet, së paku,  me tre deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, thot ajo.img_2953

“Një fitore të tillë e garanton koncepti dhe Programi i AKR-së, në veçanti pjesa ku flitej për zhvillim ekonomik. AKR-ja din, mundet dhe ka vullnet për një zhvillim ekonomik e shoqëror shumë më të lartë. Me AKR-në në udhëheqje do ta bëjmë një jetë më të mirë të gjithë qytetarët, një mirëqenie sociale për të gjithë. Kosova ka pasuri natyrore, materiale  e humane  të bollshme, bile krahasuar me vendet e tjera, zënë vendin e parë”, pohoi Demiri.

“Të nderuara përfaqësuese të grave të AKR-së, përcillni mesazhin më njerëzor, më human edhe grave të partive të tjera, që për hatër të grave të shtypura; për hatër të grave të veja, që rrisin fëmijët e tyre në s’ kame e presin një ditë më të lumtur të jetës; për hatër të pleqve jetik, që me admirim e kanë pritur lirinë për ta shijuar së paku njëherë në jetën e tyre; për hatër të plakave të sëmura, që iu janë tretur bijtë e bijat e tyre për të fituar kafshatën e gojës; për hatër të sëmurave në spitale, që sot nuk  kanë trajtim të duhur mjekësor;  për hatër të studentëve e studenteve,  që maltretohen  çdo ditë nga pronësoret e tyre që kanë uzurpuar tituj akademik; për hatër të buqëve të vyeshëm, që tërë kohën e kalon në fermën apo arenë e tij  a nuk i mjafton të bëjë një jetë të dinjitetshme pikërisht  nga plaçka që i bëjnë qeveritarët; për hatër të fëmijëve, me plot vrull jetësor që  lozin në terrene të pluhurosura  e me ndotje ekstreme të ajrit , pa e kuptuar rrezikun e jetës; për hatër të jetimëve, që u zihet në fyt kafshata e bukës, kur shohin se u mungon prindi i cili ka luftuar për atdhe a fëmijës së tij,  një fjalë të ëmbël kush nuk ia fletë,   le ta votojnë A K R  – në ,  nga se këtu është shpëtimi”, thotë Demiri.

/LipjaniNews.com/

img_2892img_2889img_2895

img_2906img_2912img_2904

 

 

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...