‘Gylsereni’ nuk pozoi lakuriq, por dizajnerët e revistës e zhveshën me ‘Photoshop’?! (Foto)

PUBLIKUAR

Aktorja Nurgul Yesilcay, e cila njihet për rolin e ‘Gylserenit’ nga seriali “Fate të kryqëzuara” (“Paramparça”), nuk është e njohur për ekspozimin e tepruar të trupit të saj.

Ka pasur raste kur, ajo ka treguar pjesë të trupit, mirëpo është kujdesur që gjithmonë të ketë të veshura të brendshme.

Ka pasur edhe raste të tjera, ku aktorja ka bërë poza provokuese para aparatit fotografik.

Mirëpo, pozimi i saj për revistën Tempo, në shikim të parë duket se thyen vendosmërinë e aktores për të mos qenë tejet provokuese.

Pozimi nudo i Nurgul Yesilcay u përfol shumë.

Ajo shfaqet krejtësisht e zhveshur, teksa mbi trup ka vetëm një pallto, ndërkohë që me duar dhe me këmbë mbulon pjesët e intime.

Një foto nga i njëjti set tregon se ajo kishte të brendshme.

Sidoqoftë, një fotografi e realizuar pak para imazhit të ballinës së kësaj reviste, tregon se ‘Gylsereni’ megjithatë ka të veshura të brendshme, njofton Telegrafi.

Intervenimi me Photoshop bëri që ajo të dukej sikur ishte e zhveshur?!

Duket se gjithë punën për ta bërë Yesilcayn të duket sikur është nudo, e kanë kryer dizajnerët, pasi duke intervenuar me Photoshop “ia kanë hequr të gjitha rrobat”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Klodi rrëfen si lindën ndjenjat për Elijonën: “Gjithçka nisi brenda Big Brother-it”

Finalja e Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës nuk solli emocione vetëm në fushën...

Influencerja nga Kosova ngacmon Brikenën për Mateon: Ku e ke unazën?

Influencerja nga Kosova, Eljona Binakaj, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Arena’, ka...

Gjithçka i ka hije, Olta në fustan i lë të tjerët në hije

Olta Gixhari di si të marrë vëmendje. Aktorja e njohur ka publikuar fotografi me një...