Drecun: Duhet ta marrim Trepçën, ajo është simbol i serbëve

PUBLIKUAR

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun reagon për miratimin e Ligjit për “Trepçën” nga Kuvendi i Kosovës. Ai thotë se Trepça është simbol i luftës për mbijetesë për 2 mijë e 500 serbë që punojnë në pjesën veriore

Drecun ka thënë se Trepca është simbol i mbijetesës për 2 mijë e 500 serbë që punojnë në pjesën veriore të saj, duke thënë se pjesa veriore, e cila menaxhohet nga shqiptarët është “totalisht një rrëmujë”.

Për Radio Televizionin e Serbisë, Drecun ka thënë se Ligji për “Trepçën” përbën spastrim etnik të serbëve të Kosovës dhe theksoi se Qeveria serbe është duke punuar në parandalimin e zbatimit të këtij ligji, transmeton Gazeta Express.

Ai gjithashtu ka shtuar se serbët duhet ta marrin Trepçën, pasi ajo është simbol i jetesës së serbëve në Kosovë.

“Prishtinë sillet sikur ka prova për pronarin real të Trepçës. Shteti i Serbisë përmes Fondit të Zhvillimit ka 55.14 për qind të aksioneve në këtë kompani të përbashkët, e kjo që nga viti 1991”, ka thënë Drecun.

Ai shtoi se Ligji për Trepçën mund të rrezikojë stabilitetin e marrëdhënieve me Kosovën, ajo madje mund të ndalojë procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe ta destabilizojë situatën në tërësi.

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...