Shkon në 800 numri i të vdekurve nga uragani në Haiti

PUBLIKUAR

Numri i të vdekurve në Haiti, si pasojë e uraganit Matthew, ka arritur mbi 800.

 

Shumica e vdekjeve janë regjistuar në bregdetin jugperëndimor, i cili ka përjetuar forcën e plotë të stuhisë këtë javë.

Uragani Matthew, i kategorisë tre, ka qenë më i fuqishmi në Karaibe në së paku një dekadë. Ai ka sjellë erëra deri në 193 kilometra në orë.

Ekipet e ndihmës nga Kombet e Bashkuara kanë thënë se disa zona mund të arrihen vetëm nga deti ose ajri.

Marina e SHBA-së ka dërguar po ashtu ndihma./rel/

Haiti është një nga vendet më të varfra në botë dhe shumë prej banorëve jetojnë në kasolle prej druri

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...