Ose të intervenojnë ndërkombëtarët ose PDK të lëshoj pe

PUBLIKUAR

timthumb

Në këtë situatë në të cilin është Kosova tani e që është krizë e thellë politike janë vetëm dy zgjidhje për të mënjanuar shkuarjen në zgjedhje të reja të parakohshme.

Ose të intervenojnë ndërkombëtarët me autoritetin e tyre për të gjetur një zgjidhje, ose PDK të lëshoj pe pasi që është propozimi i dytë i tyre nuk kaloi në kuvend dhe kështu do të zhbllokohej kriza politike. Kështu ka thënë njohësi i çështjeve kushtetuese Riza Smaka për “Zërin”.

“Edhe interferimi i faktorit ndërkombëtarë në këtë proces do të justifikohej. U morë vesh në mënyrë të përshtatshme diplomatike për shtegdalje e ajo konsiston në tentativën nga Koalicioni Paszgjedhor për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Madje edhe me konsensusin e Koalicionit parazgjedhorë pasi që ai në dy orvatje për të zgjedhur kandidatin e tyre dështoi”, ka thënë Smaka.

Se a do të ndodh njëra apo tjetra do të shohim në ditët në vazhdim, mirëpo deklaratat e para të PDK-së nuk lënë vend për ndonjë situatë ku ata do të lëshonin pe. /Zeri

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...