Vetëm Lista Serbe dhe VV nuk e duan miratimin e Projektligjit për Trepçën

PUBLIKUAR

Të gjitha partitë parlamentare e përkrahën propozimin e parashtruar nga Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Ismet Beqiri, i cili kërkoi që sot në rend dite të jetë vetëm Projektligji për Trepçën

 

Në fillim të seancës të parët që u deklaruan kundër këtij propozimi ishte Lista Serbe, ku Shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiç, tha se janë kundër Projektligjit për Trepçën, shkruan Gazeta Express.

Slavko Simiç tha se kjo formë e Projektligjit i rrezikon punëtorët dhe popullatën serbe.

Menjëherë pas tyre, Lëvizja Vetëvendosje shpalosi qëndrimin e tyre.

Në seancën plenare ku po diskutohet Projektligji për Trepçën, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka shprehur se Qeveria po miraton Trepçën sot për ta shitur më pas, andaj qëndrimi i partisë është se mund të abstenojnë.

Deputetët e VV’së nuk e konfirmuan as prezencën e tyre përmes mjeteve elektronike në seancë, por as nuk po votojnë në asnjë variant./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...