City ofron 168 milionë euro për tre futbollistë

PUBLIKUAR

Manchester City është gati që të shpenzojë edhe 168 milionë euro në transferimin e tre futbollistëve

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola dëshiron të shpenzojë edhe më shumë, për të ndërtuar një super skuadër.

Sipas Daily Mirror, Guardiola dëshiron edhe tre futbollistë të rinj, të cilët do t’i kushtonin skuadrës 168 milionë euro.

Dëshira e tij e parë është mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin, për të cilin Arsenal do të fitonte 45 milionë euro.

Lojtari i dytë dhe më i shtrenjti është Leonado Bonucci, për të cilin City është gati t’i ofrojë Juventusit 68 milionë euro.

Më i vështiri dhe pse nuk është më i shtrenjti është Pierre Emerick Aubameyang, që City do të duhej të paguante 56 milionë euro dhe do t’i duhet të mposht edhe konkurrencën e Real Madridit. /Express

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...