​Media evropiane për dominimin e Shqipërisë në Grupin G

PUBLIKUAR

Shqipëria mundi Lihtenshtejnin në Vaduz dhe merr e vetme kryesimin në Grupin G me 6 pikë të plota duke lënë pas dy skuadra kampione bote, Spanjën dhe Italinë

 

Media iberike në këtë pikë është në unison teksa bën paralajmërimin se “La Roja” do ta ketë të vështirë përballjen me kuqezinjtë në mbrëmjen e së dielës.

“Kombëtarja shqiptare shënoi fitoren e dytë në Eliminatoret e Botërorit 2018 dhe merr kryesimin në Grupin ku ndodhet Spanja dhe Italia”, lexohet ndër të tjerat në median iberike.

“Skuadra ballkanase vazhdon të tregojë se prania e saj në Europianin e Francës nuk ishte rastësi dhe mori 2 fitore në 2 ndeshjet e para. Pasi mundi Maqedoninë 2:1, Shqipëria nuk gaboi as në sfidën e dytë, duke fituar ndaj një kundërshtari të lehtë në letër. Spanja do të jetë kundërshtari i radhës së Shqipërisë dhe Lopeteguin e pret një ndeshje e vështirë”.

Ndeshja e kombëtares shqiptare me Lihtenshtejnin është pasqyruar padyshim edhe në median italiane. Portali “Sportmediaset” shkruan: Kualifikueset Rusi 2018; Shqipëria nuk gabon. Skuadra e De Biasit mundi Lihtenshtejnin 2-0 dhe merr kryesimin në Grupin e Italisë.

“Gazzetta Dello Sport” publikon: De Biasi i vetëm në krye të Grupit. Shqipëria fiton në transfertë dhe lë pas Italinë e Spanjën.

Ndërsa te “Corriere dello Sport” theksohet: Buzëqesh Shqipëria e De Biasit që me fitoren në Vaduz ndaj Lihtenshtejnit i gëzohet vendit të parë në Grupin B. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...