Zyrtare: Atletico vazhdon kontratën me njërin nga yjet (Foto)

PUBLIKUAR

Kapiteni i Atletico Madrid, Gabi, ka zgjatur kontratën e tij me klubin deri në vitin 2018, përpara se ‘Los Rojiblancos’ të inaugurojnë stadiumin e ri në verën e ardhshme.

Mesfushori spanjoll, i cili ka kaluar nëntë vjet në klubin në dy kohë, ka shprehur dëshirën e tij për të vazhduar dhe për të fituar trofe, teksa kjo e ka bërë të lumtur, pasi ky klub ishte ëndrra e tij e fëmijërisë.

“Është një sfidë e madhe të jem në gjendje të jem në ekip, kur ne të shkojmë në stadium të ri. Një fazë e re dhe emocionuese fillon për klubin dhe duke qenë kapiten i ekipit të parë në një moment që do të hyjmë në histori është një burim krenarie për mua”, ka thënë Gabi pas rinovimit të kontratës.

“Jam shumë i lumtur që vazhdova edhe një vit në shtëpi. Unë gjithmonë them se duke luajtur me Atletico Madridin ishte ëndrra ime e fëmijërisë, kështu që nuk mund të pyesni për më shumë se ajo që unë jam duke jetuar këto vite”.

“Gjithashtu dua të falënderoj tifozët për mbështetjen e tyre të pakushtëzuar si për mua ashtu dhe për ekipin”, përfundoi mesfushori spanjoll. /Telegrafi/

gabi

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...