Kush fitoi dhe kush humbi sot, sipas Buzhalës

PUBLIKUAR

pdk_4437

Ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Berat Buzhala, ka thënë se në seancën e sotme PDK i tregoi publikut atë që do të duhej ta mbanin të fshehur. 

Treguan se sa e kanë të vogël…ai në një postim në Facebook ka treguar se kush fitoi dhe kush humbi sot

Ky është postimi i plotë të Buzhalës: 

Nëse para disa javësh, PDK megjithatë kishte arritur që të rikthejë një dozë të simpatisë, përball një yryshi të Bllokut që të pushtojnë ulësen e Kryetarit të Kuvendit, sot u ndërruan rolet. PDK’së iu plotësua dëshira që të kishte rolin kryesor në show’n e Kuvendit. Askush nuk u përzie. Ishin të vetëm në caktimin e rregullave se si do të zhvillohej seanca e Kuvendit. E kishin të tyren edhe udhëheqësen. Dhe çka treguan? 

E treguan atë që do të duhej të vazhdonin ta mbanin të fshehur, siç e mbajnë të fshehur organin e tyre gjenital, ata meshkuj që e konsiderojnë veten, në këtë aspekt, jashtë standardeve mashkullore. Pra, treguan se e kanë ‘të vogël’. Kjo ishte gjëja e fundit që ata do të duhej ta bënin. Sekretin e tyre, do të duhej ta vazhdonin ta mbanin vetëm për vete, deri në momentin kur do ta kishin të qartë se çka do të ndodhë me institucionet. Kështu që tash nuk do të mund të dërdëllisin pa mbarim nëpër studio televizive dhe statuse në rrjete sociale se i kanë ‘numrat’. 

Sepse 44 deputetë nuk bëjnë në asnjë variant 61 deputetë. Blloku nga ana tjetër, në këtë seancë arriti të përmbahej prej dëshirës së shfrenuar për t’u ulur në secilën ulëse që ata e shohin të lirë, ose siç njihet ndryshe si strategjia e çekanit, i cili kudo që e sheh një gozhdë të pangulur synon ta godet. Sido që të jetë ky është vetëm një perceptim. Prej prizmit tim, krejtësisht neutral, seancën e sotshme e fitoi Blloku, ndonëse kjo fitore nuk vlen pesë pare.

Duke i pasur parasysh tre faktorë, numrat e Bllokut, mungesën e numrave të PDK’së, dhe një vendim te Gjykatës Kushtetuese, atëherë gjendja duket e pashpresë. E sidomos kur faktori ndërkombëtar – që aq shumë e kemi sharë se po përzihet në punët tona – ka vendosur që të mos përzihet më. Në këtë rast, të gjithë reflektorët do të duhej të ktheheshin nga Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga. Kjo e fundit duhet që përfundimisht të lirohet nga kompleksi i ‘zarfit’ dhe të bëhet pjesë proaktive e zgjidhjes së problemit, qoftë edhe duke kërkuar rrugë që vendi të shkojë në zgjedhje. Secila alternativë do të jetë më e mirë sesa gjendja aktuale.

SHIKO MË SHUMË

E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë / Reagon Abdixhiku: më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të...

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...