Në Leletiq hedhen mbeturina, ankohen banorët

PUBLIKUAR

Banorët e fshatit Leletiq-Rreze ankohen se persona të ndryshëm po hedhin bërllok tek fshati i tyre.

“Banorët e fshatit Leletiq-Rreze pyesin organet kompetente. Do të na ndihmoni ta mbajmë ambientin e pastër, apo me heshtje do tua mundësoni te papërgjegjshmëve të krijojnë deponit e egra? Me 16.06.2016 banorë nga fshati e kanë lajmruar policin që një automjet (kombi) me tabela 01 884 AM ka hedhur mbeturina, mirëpo përkundër faktit që është lajmruar në polici, nuk kemi asnjë përgjigje deri me tani”, thotë Flamur Sylejmani.

Hudhja ka vazhduar. Në mëngjesin e së enjtes shumë banorë kontaktojnë me Kryetarin e Këshillit të Fshatit Flamur Sylejmani duke e informuar se kanë parë mbeturina të hudhura në kullosat e fshati.

“Banorët kërkojnë nga organet kompetente t’i parandalojnë të papërgjegjeshmit që po hudhin mbeturina në kullosat e fshatit Leletiq. Heshtja e organeve kompetente ndaj te papërgjegjshëmve, provokon konflikt mes banorëve te fshatit dhe atyre që hudhin mbeturina. Banorët e fshatit Leletiq me 26.08.2015 me vet iniciativ kanë larguar deponitë e egra te krijuara jo nga banorët e fshatit”, pohon Sylejmani.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...