Kryetari Ahmeti premton realizimin e ekskursionit për maturante të shkollave të mesme

PUBLIKUAR

 

10268527_768198299858651_5353215900872693075_n

Komuna e Lipjanit ka lëshuar një komunikatë ku thuhet që : Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, nuk e ka anuluar ekskursionin e maturantëve të shkollave të mesme të Komunës së Lipjanit, por ka kërkuar respektimin e procedurave ligjor, sipas udhëzimit administrativ.

Bazuar në udhëzimin administrativ nr 18/2014 të MASHT-it, neni 11 afati kohor për shpalljen e ofertave është një muaj nga dita e marrjes së pëlqimit, nga prindërit dhe DKA-ja.

Kryetari i Komunës premton se në bashkëpunim me DKA-në dhe drejtorët e shkollave do të realizojnë ekskursionin konformë rregullativës ligjore, dhe të njëjtën kohë do t’i subvencionojnë( ndihmojnë), një pjesë të nxënësve me kushte të vështira materiale.

Kryetari Imri Ahmeti, gjithashtu i fton maturantët që mos të bien pre e lojërave të matrapazëve politik e financiar, me qëllime të caktuara politike, sepse do të realizojnë vizitën sipas udhëzimeve administrative.

Lipjani News

 

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...