Arrestohen gjashtë persona për trafikim me njerëz dhe prostitucion

PUBLIKUAR

Drejtoria për Hetimin dhe Trafikimin me Qenie Njerëzore në Policinë e Kosovës, ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për “trafikim me qenie njerëzore” dhe “prostitucion.

Në Gjakovë janë arrestuar tre persona me incialet L.N shqiptar, P.K rom, L.G shqiptar. Të tre personat janë të dyshuar për kryerjen e veprave penale trafikim me njerëz, shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit dhe keqtrajtim seksual i personave nën moshën 16 vjet.

Me vendim të prokurorit të dy personat janë ndaluar për 48 orë, përderisa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt.

Viktima e këtij rasti me kërkesën e saj pas intervistimit në prezencë të mbrojtësit e viktimave është dërguar tek familja.

Kurse me datën 4 të këtij muaji është arrestuar e dyshuara E.R, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”, ndërsa të dyshuarit me iniciale A.R dhe e dyshuara V.R, nën dyshimin për kryerjen e veprës kundërvajtëse “Marrje me Prostitucion”.

Pas marrjes në pyetje, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit pran Prokurorisë Themelore në Prizren, dhe me vendim të tij, tre te dyshuarit lirohen në procedurë të rregulltë

Lidhur me rastin si provë materiale janë konfiskuar 290 euro që janë gjetur tek dy të dyshuara.

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...