Pamjet që po alarmojnë SHBA-të: Duhet të jemi gati për goditje direkte nga uragani Matthew (Video)

PUBLIKUAR

Uragani Matthew tanimë është duke goditur arkipelagun e Bahamas. Dhe ndalesa e tij e ardhshme mund të jetë në Shtetet e Bashkuara, shkruajnë mediat e huaja.

Po sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, këto janë gjërat që duhet të dihen në lidhje me stuhinë e fuqishme që parashikuesit thonë se po fiton forcë.

Bëhet e ditur se deri më tani, stuhia ka vrarë tashmë të paktën 28 njerëz në disa vende të Karaibeve.

Veç kësaj thuhet se autoritetet kanë kërkuar nga më shumë se 2 milionë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre në Floridan bregdetare, Georgjia-n dhe Karolinën e Jugut, pasi stuhia po afrohej.

Këto evakuime po vlerësohen si më të mëdhatë në Shtetet e Bashkuara që kur uragani Sandy goditi Bregdetin Lindor në vitin 2012.

E në bazë të parashikimeve të fundit, uragani Matthew mund të bëjë “zbarkim” në Florida të premten si një uragan i kategorisë së katërt – dhe nuk do të ndalet me kaq. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...