Ministri Stavileci: Qeveria do t’i ketë në pronësi 80 % të aksioneve së Trepçës

PUBLIKUAR

Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Blerand Stavileci gjatë raportimit të projektligjit për Trepçën shprehu se Trepça do të shëndrohet në shoqëri aksionare. Ai njoftoi se Qeveria e Kosovës do të ketë 80 % të pronësisë së saj, ndërsa, 20 % -shi, do tu takojë punëtorëve, shkruan Gazeta Express.

 

Projektligji për Trepçën, ishte temë qendrore gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, të kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar i komisionit.

Në emër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE), foli i pari kësaj ministrie, Blerand Stavileci. Ai njoftoi se gjatë hartimit të Projektligjit për Trepçën, ministria ka konsultuar ekspertë ligjor dhe të fushës përkatëse. Me këtë Projektligj, tha ai në vijim, është synuar që Trepçës t’i hapet rruga e zhvillimit të mirëfilltë ekonomik, si dhe të rregullohet statusi i saj, në harmoni edhe me Kushtetutën e vendit.

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...