Në një shkrim ekskluziv për Kosovën në CNN, Presidenti i Kosovës ka thënë për mediumin se suksesi që po e bën sporti në Kosovë po i hap dyert edhe politikës së vendit dhe po jep mesazhe pozitive Kosovës.
Në një shkrim ekskluziv për Kosovën në CNN, Presidenti i Kosovës ka thënë për mediumin se suksesi që po e bën sporti në Kosovë, po i hap dyert edhe politikës së vendit dhe po jep mesazhe pozitive Kosovës, transmeton Gazeta Express.
“Në sport ne jemi duke ecur shumë shpejt pozitivisht, më shpejt se në politikë”, tha Thaçi për CNN, në një interviste ekskluzive.
“Kroacia luan futboll të klasit botëror, por topi është i rrumbullakët, është i njëjtë për të dy ekipet”, thotë Thaçi, duke potencuar se kjo ndeshje po zhvillohet mes dy vendeve mike.
“Kjo do të jetë një festë, një fitore për sport, kjo për shkak se dy vendet kanë qenë viktima të luftës”, thotë Thaçi.
Ai ka thënë se sporti në Kosovës po i hap dyert për sukses të mëtejmë edhe politikës, me anë të imazhit pozitiv. Sot e gjithë bota e di kush është Majlinda Kelmendi ka thënë ai.
“Ne kemi marrë pjesë në Brazil në Olimpiadë, vend, i cili ende nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës. Në Brazil u dëgjua edhe himni ynë kur fituam medaljen”.
Presidenti, gjithashtu ka folur edhe për shtetet anëtare në BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, duke thënë se shpejt beson se do ta njohin Kosovën si shtet të pavarur, transmeton Gazeta Express.
“Ekipi është simbol i shtetit tonë, ai përfaqëson identitetin tonë, flamurin tonë, himnin tonë kombëtar: është një burim krenarie. Kjo më bën të jem krenar se jam kosovar”, ka thënë Presidenti Thaçi për CNN.



