Arrestohen dy persona në Velani për posedim të paautorizuar e narkotikëve dhe armëve

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje me datën 5 tetor 2016 ka realizuar një operacion policor, nën dyshimin e bazuar se në një shtëpi në lagjen Velania një i dyshuar posedon një sasi të substancave narkotike, si dhe posedon armë e municion.

Operacioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimi me Narkotikë, në bashkëpunim me Njësinë për Reagim të Shpejtë, me ç’rast Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se po kryenin veprat penale ‘blerje, posedim, shitje ose shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge nga neni-273’, dhe ‘mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374’.

Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë: A. P. lindur me 1996 m/sh/k dhe S. L. lindur me 1996 m/sh/Shqipërisë
Me urdhëresë të Gjykatës Themelore është bërë bastisja e të dyshuarve, ku në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar:

• dy armë automatike AK47
• 4 karikatorë të automatikut AK47
• 86 copë fishekë
• një revole 7.62 mm –M57 me dy karikatorë dhe 19 fishekë
• substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 448.9 gramë
• 3 telefona celularë

Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes per procedura të mëtejme.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...