Çerkezi nis vizitat nëpër degët e PD-së

PUBLIKUAR

Kryetari i sapozgjedhur i Partisë së Drejtësisë, Sylejman Çerkezi, me bashkëpunëtorë, ka nisur vizitat nëpër degët, me qëllim koordinimin e aktiviteteve të mëtutjeshme dhe avancimin e programit dhe vizionit të partisë.

Kryetari Çerkezi, vizitën e tij si kryetar e filloi në degën e Lipjanit, ku u prit nga kryetari Xhavit Maholli, së bashku me anëtarë të kryesisë së degës dhe simpatizantët e PD-së në këtë qytet.

Në fjalën hyrëse Maholli e uroi kryetarin e ri të PD-së, duke thënë se ndjehen të priveligjuar që kryetari i ri i PD-së zgjodhi për vizitën e parë degën e Lipjanit.

Kryetari i PD-së Sylejman Çerkezi falënderoi nikoqirin e takimit dhe nder tjera deklaroi se rrugëtimi i PD-së është i barabartë me rrugëtimin e lirisë së Kosovës. Politikat e udhëheqjes së re të PD-së do të jenë politika të natyrshme të identitetit tonë kombëtar e tradicional.

“Kjo qasje e re e politikave reformuese të PD-së në fokus do ta kenë një qytetari aktive për të ardhmen e vendit si një vend demokratik me synime drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, si dhe ruajtjen e miqësisë së përhershme me ShBA-të, si njërin ndër aleatët më besnik të popullit shqiptar”, ka thënë kryetari i ri i PD-së, Çerkezi.

Ndryshe, udhëheqja e re e PD-së, do të vazhdojë me vizita të tilla në të gjitha degët në territorin e Kosovës.

Kjo udhëheqje e re e PD-së, është kontestuar nga një pjesë e kryesisë së partisë dhe kryetari Ferid Agani.

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...