Koordinatori i AKR-së dega në Lipjan, Sabit Pacolli përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se me datën 15 Tetor (e shtunë) do të organizohet turneu në kuadër te Forumit Rinor të AKR-së Dega në Lipjan.
I kontaktuar nga LipjaniNews ai ka konfirmuar se ky nuk do të jetë organizimi fundit, por do të ketë edhe shumë organizime në kuadër të AKR-Lipjan.
“Po ky është vetëm organizimi i parë, në kuadër të shumë organizimeve të do të bëhen në Lipjan gjithmonë në Forumit Rinor të AKR-së Dega në Lipjan”, tha Pacolli.
Positimi Pacollit:
Njoftim!
Njoftojmë të gjithë SportDashësit se me datën 15 Tetor (E Shtunë), Organizohet turneu në kuadër te Forumit Rinor të AKR-së Dega në Lipjan.
Shumë shpejt do të ju njoftojmë detajet me të hollësishme rreth turneut.
Paraqitja e skuadrave është falas, ndërsa përveç shpërblimeve te lojtareve të dalluar shpërblimet kryesore janë :
Vendi i Parë : 300 euro.
Vendi i Dytë : 150 euro.
Vendi i Tretë : 100 euro.
Ftojmë Rininë e komunes së Lipjanit të bashkangjiten në këtë eveniment te madh Sportiv. Së bashku me AKR.(sic), shkruan Pacolli.


