Ndëshkohen disa bastore në Podujevë dhe Prishtinë

PUBLIKUAR

Nga informatat e pranuara të palës së tretë, dje është realizuar kontrolli i lokaleve që ushtrojnë veprimtari të lojërave të fatit, në komunën e Prishtinës dhe Podujevës.

Gjatë këtij aksioni inspektoret tatimor, kanë hasur në subjekte të lojërave të fatit që ushtrojnë aktivitete, në kundërshtim me Ligjin për Lojërat e Fatit.

Si rezultat i kësaj, gjatë kontrollit në këto subjekte, janë konstatuar shkelje ligjore si:

“Zhvillimi i veprimtarisë së basteve sportive- lojëra, të ndaluara sipas ligjit për Lojërat e Fatit, si (keno dhe gara me qen); identifikimi i tiketave, të cilat nuk kanë poseduar identifikim të kompanisë – organizuesit të lojës së fatit dhe përdorimi i aparateve të basteve sportive të pa licencuara”, thuhet në një komunikatë nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Masat e ndërmarra gjatë këtij aktiviteti, janë sekuestrimi i aparateve të basteve sportive të pa licensuara, gjobitja e subjekteve për parregullsitë e konstatuara, si dhe ndëshkime tjera administrative të parapara me Ligjin për Lojërat e Fatit.

Në nëntëmujorin e këtij vitit Drejtoria e Lojërave të Fatit ka zhvilluar 711 vizita, nga të cilat janë mbyllur 90 lokacione. Gjobat e lëshuara për këtë periudha, tek subjektet të cilat kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, janë në vlerë prej 360 mijë e 250 euro. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...