Nisin punimet e ndërtimit të shtratit të lumit dhe palestra sportive në fshatin Dobrajë e Madhe

PUBLIKUAR

10653458_846620932016387_1663899555811768166_n

Në Dobrajën e Madhe, ka nisur rregullimi i shtratit të lumit, një preokupim i kahershëm i banorëve , ku erërat kundërmuese e kishin bllokuar pothuajse tërësisht,dhe pse shtrihet në mes të fshatit, dhe shfrytëzohej për hedhje mbeturinash, e ndikonte keq në shëndetin e banorëve.

Kreu i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, në një nga mbledhjet e Këshillit të Drejtorëve , ka thënë se ndërtimi i shtratit të lumit në Dobrajë të Madhe është bashkëfinancim nga Ministria, ndërsa palestra sportive do të financohet ekskluzivisht nga buxheti i Komunës.

“ Ne do angazhohemi që përmes investimeve të krijojmë kushte për jetë më të mirë të banorëve të Dobrajës së Madhe”, tha kryetari Ahmeti.

“ Besojë shumë që investimi në lumin e Dobrajës së Madhe do t’i ndryshojë pamjen fshatit dhe gjithashtu palestra sportive do t’i shërbejë nxënësve dhe banorëve të Dobrajës për aktivitete sportive”, ka thënë ai.

Kryetari Ahmeti gjithashtu u zotua se Dobraja e Madhe edhe vitet tjera, dhe në vijim do të jetë nè prioritetet e tij, ai në këtë rast ka përmendur, zgjerimin e rrjetit të kanalizimit, fazën tjetër të asfaltimit të rrugicave të tjera dhe gjithashtu, gjetja e një mundësi për ndërtimin e ujësjellësit.

Ndërsa banorët e fshatit Dobrajë e Madhe, janë shprehur jashtëzakonisht të kënaqur me projektet nga ana e kryetarit Ahmeti, si ky për rregullim të shtratit të lumit i cili tashmë veç ka filluar, rrugët dhe rrugicat e asfaltuara, si dhe ndërtimi i palestrës sportive/kklipjan/

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...