Një vajzë e vogël 4-vjeçare nga lindja e Alepos, ka vdekur nga lëndimet e marra nga një bombë thërrmuese e pashpërthyer, për të cilën kishte menduar se ishte lodër.
Emam Muhammad u plagos të hënën e kaluar gjersa po luante jashtë dhe u dërgua në repartin e traumës në njërin nga spitalet e fundit të mbetura të Alepos, transmeton Express.
Ajo u pranua në spital me shumë plagë në stomak dhe me të dy këmbët e thyera. Fatkeqësisht, ajo ka vdekur nga komplikimet dje në mëngjes


