Evakuohet një stacion treni në Bruksel: Tre policë goditen me thikë, dyshohet edhe për eksploziv

PUBLIKUAR

Stacioni Verior i Trenit në Bruksel është evakuuar dhe po kërkohet për ndonjë bombë të mundshme, pasi tre oficerë ishin therur me thikë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, policët u sulmuan në një nga pikat e kontrollit e stacionit.

Zëdhënësi i policisë, Frederic Sacre ka thënë: “Një mesazh kërcënimi me bombë të dyshuar është dërguar në polici. Të gjithë njerëzit janë evakuuar nga stacioni dhe trenat kanë ndaluar”.

“Kjo do të vazhdojë deri kur shërbimet e sigurisë të inspektojnë stacionin, minimum një orë”, ka shtuar më tej ai.

I njëjti stacion ishte evakuuar dy ditë më parë pasi zyrtarët e sigurisë kishin hetuar një paketë të dyshuar, të gjetur në një makinë të parkuar jashtë.

Belgjika ka qenë në gatishmëri të lartë pas shpërthimeve të koordinuara vetëvrasëse në aeroportin e Brukselit dhe stacionin e metrosë në Maalbeek, ku mbeten 35 të vdekur – sulmi terrorist më vdekjeprurësi në historinë e vendit.

Përfaqësues nga 70 vende dhe 25 organizata ndërkombëtare janë aktualisht në Bruksel për një konferencë të madhe rreth Afganistanit.

Në mesin e të pranishmëve janë edhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...