Filluan punimet në të dy projektet e fituara nga UNDP

PUBLIKUAR

Kanë filluar punimet në dy projektet e fituara nga UNDP: Rregullimi i infrastrukturës se varrezave të qytetit dhe rregullimi i infrastrukturës në oborrin e Xhamisë së Lipjanit Mulla Sherif Ahmeti në Lipjan në vlerë prej afërsisht 120,000.00€, njofton Komuna e Lipjanit.
Këto dy projekte janë të një rëndësie të veçantë sepse gjendja aktuale si në oborrin e Xhamisë po ashtu edhe në varrezat e qytetit ka qenë jo e mirë.
Nën kujdesin dhe përkushtimin e Komunës së Lipjanit dhe bashkëpunimin e ngushtë me Bashkësinë Islame në Lipjan, Policinë e Kosovës dhe qytetarët lipjanas me implementimin e këtyre dy projekteve shumë të rëndësishme Lipjani do të ketë infrastrukturë moderne në Xhaminë dhe varrezat e qytetit.
Komuna e Lipjanit, po ashtu, ditëve të fundit ka përfunduar edhe asfaltimin e rrugës për të varrezat e qytetit.
Urojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit dhe Bashkësinë Islame t’i gëzojnë këto projekte.

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...