Veseli e nënshkruan dhe procedon projektligjin për Trepçën

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka nënshkruar sot gjatë ditës shkresën për projektligjin për Trepçën dhe ia ka shpërndarë atë menjëherë deputetëve për ta lexuar materialin për seancën e së premtes ku pritet edhe votimi në lexim të parë i projektligjit për gjigantin metalurgjik “Trepça”, merr vesh Telegrafi.

Sipas draftit final të projektligjit për Trepçën, ky gjigant do të mbetet pronë e Republikës së Kosovës ndërsa më të zhvillimin e saj do të vendosin institucionet e shtetit

Mësohet se projektligji për Trepçën është finalizuar nga zyra e kryeparlamentarit Veseli një ditë para se ky i fundit ta vizitojë gjigantin metalurgjik dhe të ndajë me minatorët lajmin se Trepça do të shndërrohet nga ndërmarrje shoqërore në ndërmarrje publike.

Dy ditë pas konfirmimit të Veselit në Kryesi se ligji për Trepçën do të miratohet të premten, Qeveria e Kosovës sot ka miratuar draftin final dhe e ka proceduar për miratim në Kuvend./Telegrafi/

14580348_10154677487645513_370646044_n

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...

Hoti: Çmimet e konsumit familjar janë dyfishuar, kush mban përgjegjësi?

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar qasjen e qeverisë ndaj politikave ekonomike, duke...