Fundviti, i vështirë për Thaçin

PUBLIKUAR

Hashim Thaçi do të ballafaqohet me deputetët e opozitës përsëri në Kuvendin e Kosovës. Derisa kur u zgjodh në postin e presidentit nxori jashtë deputetët opozitarë, kësaj radhe do t’i ketë përballë në adresimin e tij vjetor, që do ta bëjë para organit më të lartë ligjvënës. Por, në atë seancë kreu i shtetit nuk do të jetë i mirëpritur nga opozita, e cila paralajmëron se nuk do ta presin me duartrokitje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fund të këtij viti pritet të rikthehet përsëri në Kuvend, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kreu i shtetit i cili mori votat e deputetëve të koalicionit qeverisës, por jo edhe të atyre opozitarë, pas rreth një viti do t’i ketë përballë përsëri aty ku këta të fundit kundërshtuan ashpër zgjedhjen e tij në postin e presidentit, shkruan “Zëri”.

Mirëpo, presidenti Thaçi nuk do të mundë të zgjedhë ndryshe, meqë Kushtetuta e Kosovës ia obligon adresimin vjetor para deputetëve të Kuvendit

Presidenti i Kosovës në bazë të Kushtetutës së Kosovës, Neni 84, që ka të bëjë me Kompetencat e Presidentit, obligohet që t’i adresohet deputetëve një herë në vit. “Së paku një herë në vit presidenti i drejtohet Kuvendit të Kosovës përkitazi me fushëveprimtarinë e tij”, thuhet në Nenin 84, pika 30. Por, kreu i shtetit nuk do të jetë i mirëpritur nga deputetët e opozitës, të cilët, edhe pse ende të pavendosur, nuk do ta dëgjojnë fjalimin vjetor të Thaçit. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...

Hoti: Çmimet e konsumit familjar janë dyfishuar, kush mban përgjegjësi?

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar qasjen e qeverisë ndaj politikave ekonomike, duke...