Arrestohet edhe Enis Rama

PUBLIKUAR

arrestohet-edhe-enis-rama_hd

Përpos imamit Shefqet Krasniqi nga Prishtina e Enes Goga nga Peja, arrestime imamësh ka pasur sot edhe në Mitrovicë.

Siç konfirmoi Policia e Kosovës, operacioni policor përfshin disa rajone në Kosovë.

Mësohet se arrestime të imamëve ka pasur mëngjesin e së mërkurës edhe në Mitrovicë.

Policia në këtë rajon ka arrestuar imamin Enis Rama, imam në xhaminë ‘Isa Beg’ në Mitrovicë dhe kryeredaktor i televizionit ‘Peace TV’ në shqip.

Një tjetër emër i njohur pos tij është edhe Ekrem Avdiu, që, aktualisht shërben si imam dhe ligjërues i xhamisë në lagjen Tavnik njëkohësisht është anëtar i BIK-ut në Mitrovicë. /lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Ekstradohet nga Kroacia për në Kosovë, i kërkuar nga INTERPOL-i për mashtrim

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me...

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Lipjan

Të premten në Lipjan një vajzë e mitur ka raportuar se është ngacmuar seksualisht. “Viktima...

Moti sot: I vranët dhe me riga shiu

Sot në Kosovë pritet të jetë mot kryesisht i vranët, por do të ketë...