Dybala: Nuk shkoj te Barca, do të rinovoj me Juven

PUBLIKUAR

Paulo Dybala ka konfirmuar se është afër rinovimit të kontratës me Juventusin duke hedhur poshtë spekulimet që e lidhin me një kalim te Barcelona.

Argjentinasi, i cili ndodhet në detyrë me kombëtaren, në një intervistë për Tyc Sports ka treguar rreth të ardhmes së tij.

“Duke qenë zgjedhja e parë te Juve, jam ngritur si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Kjo është vendimtare dhe prandaj jam në ekipin e Argjentinës”.

“Loja me Lionel Messin është një realizim ëndrre, njësoj si të luash me Gigi Buffonin – portieri më i mirë në historinë e futbollit”, ka deklaruar sulmuesi.

Dybala është pyetur edhe për spekulimet që e lidhin me një kalim te Barcelona.

“Ajo që thonë gazetat rreth Barcelonës janë të pakuptimta. Tregu është i mbyllur dhe unë jam afër rinovimit të kontratës me Juventusin”, ka thënë lojtari. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...