Nazim Bllaca bëhet për spital

PUBLIKUAR

nazim-bllaca-express_3015

I vetëshpalluri agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës që për një vrasje po e vuan dënimin në burgun e Dubravës, Nazim Bllaca sot ka pasur një komplikim shëndetësor.

Burime të Express brenda Shërbimit Korrektues i kanë thënë gazetës se Bllaca, që po vuan dënimin për vrasjen e Ibush Kllokoqit, është çuar sot në Spitalin Regjional të Pejës për trajtim të një infeksioni në pjesën e epërme të trupit.

Në këtë spital nuk e kanë konfirmuar lajmin.

Bllaca u dërgua në burg pasi që një pjesë të dënimit e vuajti në shtëpi, meqë ndihej i rrezikuar të shkojë në burg.

Familjarë të tij i kanë thënë gazetës Express se Nazim Bllaca pret të lirohet në janar 2017 dhe se do të kërkojë një vend pune.

SHIKO MË SHUMË

Therje me thikë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga...

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...

Vdes Drejtori i HANDIKOS Lipjan Afrim Mena

Kryetari Komunës ka ngushëlluar familjen Mena me rastin e ndarjes nga jeta të Drejtorit...