Këshilltari i Kryeministrit, Bajram Gecaj ka shprehur se deklarata e deputetes së NISMA për Kosovën se Qeveria ka kërkuar demarkacionin si kush për vizat është një gënjeshtër e radhës e opozitës.
Zyrtari i LDK-së tha për Gazetën Express se ky është një kusht i vendosur nga Bashkimi Evropian (BE) por edhe sikur të dëshironte Qeveria e Kosovës ta vendoste si kush nuk do të kishte mundësi për arsyen se nuk ka fuqi politike sa të ndikojë në 28 shtete të BE-së.
“Kjo është një gëshenjshër e kulluar e opozitës. Demarkacioni është vendosur si kusht nga bashkimi Evropian dhe nëse do kishte mundësi Kosova të ndikonte në 28 shtete tv BE-së atëherë Kosova do ishte me kohë pjesë e saj” tha Gecaj.
Ndërkaq në mbledhjen e komisionit për Stabilizim dhe Asocim anëtarja e NISMA për Kosovën, Valdete Bajrami ka thënë se në takimin e zhvilluar në Bruksel me ish raportuesen e Kosovës në BE, Ulrike Lunacek, kjo e fundit ka deklaruar në takim se demarkacioni për liberalimin e vizave është kërkuar si kriteter nga qeveria e Kosovës.


